Prizren

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjatë ditës së djeshme në Prizren, është arrestuar një i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit i’u është gjetur një pistoletë.

I dyshuari kishte edhe tre fishekë në armë dhe pas intervistimit në stacionin e Policisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.