Malishevë

Arrestohet i dyshuari pasi fyen zyrtarët policorë

Në Malishevë është arrestuar një i dyshuar i cili duke e drejtuar veturën e rij kishte rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion si dhe patrullën policore.

“ Pas ndalimit nga policia , i dyshuari kishte refuzuar t’ia prezantojë dokumentet si dhe i njëjti i kishte fyer dhe i kishte kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.