LAJMI I FUNDIT

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

Arrestohet edhe personi i tretë, i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

“Është arrestuar edhe personi i tretë, pista e hetimeve është duke shkuar në rrugë të duhur”, ka thënë ajo.

Prokurorja më tej njoftoi se hetimet janë duke vazhduar.