Arrestohet i dyshuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se është duke intervistuar edhe personin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Personi i pestë i cili ishte identifikuar nga Policia tani është duke u intervistuar në stacion policorë, thuhet në njoftim.

“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.