Arrestohet i dyshuari 32-vjeçar, keqpërdori besimi brenda një kompanie dhe mori një shumë parash

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësoj një shumë parash.

Policia e Kosovës për një njoftimi ka bërë të ditur se rasti është paraqitur dje, dhe se i dyshuari është V.R., 32-vjeç.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet një person për keqpërdorim të besimit

Sot hetuesit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar ndaj të cilit janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arrit të përvetësoj një shumë parash. Rast ky i cili është denoncuar dje në polici.

Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:

V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjet dhe sekuestruar një shumë e parave.

Derisa po vazhdon puna e hetuesve rreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.