Arrestohet i dashuri i aktores, e dhunoi atë në ditën e ‘Shën Valentinit’

Është arrestuar i dashuri i aktores së njohur.

I dashuri i Hayden Panettiere, Brian Hickerson është arrestuar pasi e dhunoi atë gjatë një debati në shtëpi në Wyoming në ditën e Shën Valentinit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Zënka vjen nëntë muaj pasi ai u arrestua për dhunë në familje.

Ky realitet po i shqetëson miqtë e aktores së njohur të cilët thonë se ajo do të jetë vazhdimisht në rrezik nëse vazhdon në këtë lidhje.

“Do të ketë një rezultat tragjik nëse ajo vazhdon marrëdhënien me të”, shprehen ata për US Weekly.