Vjedhje

Arrestohet hajni i Prizrenit, gjatë aksionit lëndohet një polic

Njësitet Policore nga Rajoni i Prizrenit mesnatën e së hënës kanë arritur që ta arrestojnë një person i cili kishte tentuar të vjedhë në një shtëpi. Por, policisë për këtë rast kanë arritur që t’i ikin edhe dy persona tjeë të cilët ishin duke kryer vjedhjen. Ndërkohë që një zyrtarë policor ka pësuar lëndime trupore gjatë aksionit për kapjen e hajnave.

“Në mesnatë, rreth orës 00:05 minuta, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Iliret” po ndodh një vjedhje nga shtëpia. Njësiti patrullues i është përgjigjur rastit dhe me te afruar afër shtëpisë ku dyshohej se po kryhej vjedhja. Banoret e asaj shtëpie nuk ishin prezent .Me te hyre në oborr të shtëpisë tre të dyshuarit AB,LF dhe FS pasi vërejnë patrullën policore fillojnë ikjen në drejtime të rrugës. Zyrtarët policorë fillojnë ne ndjekjen e të dyshuarve ku arrijnë të ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin AB kurse të dyshuarit LF dhe FS arrin te ikin”, thuhet në deklaratën e policisë së Prizrenit.

Tutje, nga policia theksojnë se ndaj të dyshuarit për këtë vjedhje është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Gjatë ndjekjes së të dyshuarve njëri nga zyrtarët policor pëson lëndim në këmbën e djathë duke rënë nga muri me lartësi rreth dy metra. Sipas raportit mjekësorë zyrtari policor ka lëndime të lehta trupore. Te i dyshuari i arrestuar gjatë bastisjes dhe kontrollit janë gjetur bizhuteri si dhe gjësende tjera të vjedhura nga ajo shtëpi. Në vendngjarje ka dalë njësitet relevante te policisë si dhe njësia e krim teknikës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari AB të ndalet në mbajtje për 48. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor”.