Policia e Kosovës

Arrestohet gruaja qe vidhte nëpër banesat në Prishtinë |PAMJE

Policia e Kosovës ka arrestuar gruan e cila vidhte nëpër disa banesa në Prishtinë, ku edhe ishte raportuar nga vet banorët.

Banorët e lagjes ‘Emshir’ vazhdimisht janë ankuar se në këtë lagje po kryen vjedhje të shumta.

Madje, ata kanë arritur të zbulojnë identitetin e njërës prej kryesve të kësaj vepre, e cila ishte femër, ku edhe kishin publikuar fotografi dhe video të saj.

Gjithashtu fotot e së njëjtës ishin publikuar edhe në një grup ‘Albanian Girls’ në rrjetin social Facebook.

Një femër kishte shkruar se me 8 mars është vjedhur, nga po e njëjta grua që shihet në pamje, teksa pas postimit të saj, ka pasur komente të shumta –edhe nga anëtare të këtij grupit, të cilat kanë thënë se edhe ato janë vjedhur nga po i njëjti person (grua).

Ndërkaq Policia pas raportimit të rasteve, e ka arrestuar të dyshuarën, por më pas është liruar me procedurë të rregullt.

”Rr. Nebi Gashi, Prishtinë 09.03.2020 – 12:00. Lidhur me rastin, është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.