Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Ponesh të Gjilanit, pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht një femër përmes Instagramit.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në Ponesh të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social Instagram e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
SULM SEKSUAL
Fsh. Ponesh, Gjilan shtator 2020. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social Instagram e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.







