Një grua në Gjakovë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi që policia gjatë bastisjes në shtëpinë e saj, ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 15 fishekë.

E dyshuara pas rastit është arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.