Arrestohet gjakovarja, në prezencë të policisë kanosi me thikë dy femra

Policia ka prangosur një grua dje në fshatin Bec të Gjakovës pasi në prezencë të policisë ka kanosur me thikë dy femra.

Kanosja ka ardhë si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Bec, Gjakovë 14.04.20021-12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në prezencë të policisë ka kanosur me thikë dy viktimat femra kosovare. Mjeti-thika me të cilin është kryer kanosja është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje.