Arrestohet gjakovarja, e rrahu burrin dhe e bëri për spital

Një grua është arrestuar dje në Gjakovë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Policia njofton se si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt”, thekson raporti.