Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se dhunoi një burrë me të meta psikike në Gjakovë.

Policia njofton se i njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, më 09.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 shkurtit derisa, viktima kishte deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person të gjinisë mashkullore të cilin nuk e njeh.