Arrestohet gjakovari pasi qeni i tij kafshoi një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që qeni e tij ka kafshuar një vajzë të mitur.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjakovë.

Sipas Policisë e mitura ka pranuar tretman mjekësor.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Gjakovë 25.12.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Ballkani.info