Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë.

Policia ka arrestuar një person, i cili nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht nënën dhe bashkëshorten e tij

Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e marra.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.