Arrestohet gjakovari, i kërkoi një personi para për parking publik

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit që ka ndodhur pasditen e së shtunës në Gjakovë.

Në raportin e Policisë thuhet se një person i ka kërkuar para një personit tjetër për ta parkuar veturën në hapësirë publike, përcjell Ballkani.info.

MASHTRIM / Gjakovë 18.06.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktimës mashkull kosovar i kishte kërkuar para për ta parkuar veturën në një hapësirë publike”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info