Arrestohet edhe personi që ua shiti veturën grabitësve në Prizren

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Leutrim Latifin dhe Ibrahim Çadrakun, dy të dyshuarit për tentim grabitjen në dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren.

Sinjali mëson se përveç tyre, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin që ua shiti të dyshuarve veturën me të cilën tentuan ta grabisnin argjendarinë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa Prokuroria do të dalë në konferencë nga ora 15:00.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.