Zjarrvënie

Arrestohet edhe një 29-vjeçar për zjarrin në Gjykatën e Kaçanikut

Policia e Kosovës të premten ka njoftuar edhe për arrestimin e një 29-vjeçari që dyshohet për zjarrvënien në objektin e Gjykatës Themelore në Kaçanik.

Policia më herët njoftoi se ka arrestuar tre të mitur në lidhje me zjarrvënien.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia ka arrestuar edhe E.R. në pikën kufitare në Han të Elezit.

Ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

VIDEO BONUS: