Policia në Prishtinë ka arrestuar një person pasi që i njëjti pas një fjalosje ka kanosur se do ta largojë nga shtëpia prindin e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, bën të ditur policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një fjalosje ka kanosur se do ta largojë nga shtëpia prindin e tij”, theksohet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.