raporton policia

Arrestohet burri që rrahu vazhdimisht gruan në Prizren

Policia ka arrestuar të dyshuarin në Prizren, pasi që i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima nuk ka pasur lëndime të dukshme dhe ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.