Malishevë

Arrestohet burri nga Malisheva pas sulmit fizik ndaj gruas së tij

Dje policia ka arrestuar një burrë pasi i njejti ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas së tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore ndërsa burri është arrestuar. /Ballkani.info/

Raporti i plotë i Policisë:

Malishevë 05.11.2018 -13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën K/Shqiptare (bashkëshorten e tij). Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe iu është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.