Istog

Arrestohet babai që rrahu vajzën e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, pasi dyshohet se e ka rrahur vajzën e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se vajza ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka marrë trajtim mjekësor.

DHUNA NË FAMILJE/Istog,04.05.2023-17:00.Me datën 05.10.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se me datën dhe kohen e lartcekur është rrahur nga prindi i saj. Viktima kishte pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe  pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje./Ballkani.info