Arrestohet aktivistja e Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, dyshohet për propagandë

Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se kanë shoqëruar për në stacionin policor komisionerën e Vetëvendosjes, Sanela Gerdiq.

Nga policia është thënë për “Express” se Gerdiq ishte komisionere në shkollën ‘Sveti Sava’ në Mitrovicë të Veriut.

E njëjta është shoqëruar në polici për shkak që dyshohet se ka bërë propagandë për kandidatin e VV-së në këtë komunë, Erden Atiq nga komuniteti boshnjak.

Gerdiq fillimisht do të merret në pyetje nga policia.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga aktivistja e VV-së, ajo ka mbuluar emrat e kandidatëve tjerë në garën për kryetar komune që po mbahen sot, duke sugjeruar për votim kandidatin e VV.