Arrestohet 67-vjeçari në Vushtrri për zjarrvënie

Sot njësia policore gjatë patrullimit rutinor në fshatin Gojbulë, ka vërejtur një zjarr në një hamullore. Zyrtarët policor gjatë veprimeve hetimore kanë arritur të identifikojnë pronarin i cili në këtë rast ka vet-shkaktuar ndezjen e hamullores në arën e tij, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e  hetimeve dhe  zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67 vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””.

Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrvenies e cila në këto dite  mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta.

Policët kanë shpërndarë broshura senbilizuese me moten ” Kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen” dhe “Zjarrvënia është vepër penale”.

Po ashtu gjate kontaktit me qytetarët, policet kane përcjellë mesazhe që në asnjë mënyrë mos te digjen hamulloret, dhe per asnjë arsye tjetër mos te ndizen zjarre, pasi qe ato nuk mund te kontrollohen dhe paraqesin rrezik si per jetën ashtu edhe për pronën.