Arrestohet 48-vjeçari në Viti, lejoi veprimtarinë e bastoreve

Policia e Kosovës, ka arrestuar një 48-vjeçar nga Vitia, nën dyshim të kryerjes së veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, kishte zhvilluar një aksion në rajonin e Gjilanit për mbylljen e e disa lokaleve të lojërave të fatit.

Policia e Kosovës, ka arrestuar një 48-vjeçar nga Vitia, nën dyshim të kryerjes së veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, kishte zhvilluar një aksion në rajonin e Gjilanit për mbylljen e e disa lokaleve të lojërave të fatit.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, policia ka arritur që të arrestojë një të dyshuar, pasi që i njëjti është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme,.

Sipas policisë, i dyshuari 48-vjeçar me inicialet Sh.I., kishte lejuar që në lokal të tij të zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme “bastore online”.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Arrestohet një person nën dyshim të kryerjes së veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’

Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK) – Gjilan, së bashku me zyrtarë të Doganës së Kosovës, më 03.07.2019, kanë kontrolluar një lokal në qytetin e Vitisë, ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit ‘bastore online’.

Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante që lidhen me veprën e kryer.

Po ashtu, nën dyshim për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, është arrestuar:

Sh.I. i lindjes 1971 m.k.sh.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

loading…