Prizren

Arrestohet 21-vjeçari në Prizren, vodhi 1150 euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” të ndodhur me datën 3 mars në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka deklaruar në Polici se i është vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe para të gatshme në vlerë prej 1150 euro.

“Rastit i është përgjigjur ekipi i patrullës të cilët në vendin e ngjarjes kontaktojnë me viktimën, ajo ka deklaruar se i është vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe para të gatshme në vlerë prej 1150 Euro”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit të procedurave hetimore, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit me kohëzgjatje prej 48 orë.

VIDEO BONUS: Momenti kur Policia i largon me forcë aktivistët e PSD-së nga Biblioteka