Arrestohet 20 vjeçari në Ferizaj, kërcënoi me thikë motrën e tij

Policia e Ferizajt ka njoftuar se është arrestuar një 20 vjeçar me inicialet Q.M pasi kishte kanosur me thikë të motrën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zaskok të Ferizajt, shkruan Reporteri.net.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok të Ferizajt është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij.”, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë ai kishte edhe raste të tjera të dhunës në familje. 20 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.”, thuhet tutje në njoftim.