Arrestohet 16-vjeçari në Prishtinë, kishte incizime intime mes të miturve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 16-vjeçar nën dyshimin për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi. Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e 31 gushtit.

Kështu u bë e ditur nga Policia e Kosovës në përditësimin e fundit 24-orësh.

“KEQËPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatën e PK-së.