Arrestohen ushtarët e dehur që “provuan fuqinë” e tankut në Rusi, shkatërruan murin e aeroportit VIDEO

Dy ushtarë rusë janë vënë në pranga pas publikimit të pamjeve të një tanku, i cili kishte dalë jashtë kontrollit, duke shkatërruar edhe murin rrethues të një aeroporti në qytetin Gumrak, në jugperëndim të Rusisë.

“The Sun” shkruan se Alexander Zherebtsov, 29 vjeç, nën efektin e alkoolit, drejtoi tankun me një shpejtësi që i kaloi 70 kilometrat në orë, jashtë rruge. Tanku u ndal vetëm në momentin kur shembi murin rrethues të aeroportit.

29-vjeçari u vu në pranga së bashku me një person tjetër. Për fat të mirë, si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk pati persona të lënduar, edhe pse Alexander Zherebtsov u shfaq në një foto me gjak në fytyrë.

Ngjarja u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi, por nuk u komentua mbi raportet lokale se ushtarët ishin të dehur.