Arrestohen tre persona që ia mundësuan të miturës marrjen me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre meshkuj të dyshuar në Pejë. Të njëjtit sipas policisë vazhdimësi e kishin mundësuar viktimën femër kosovare e mitur që të merret me prostitucion.

Policia poashtu njoftoi se gjatë kontrollit të dy të dyshuar është konfiskuar një thikë.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa njëri nga të arrestuarit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 2020-2021.Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet që në bashkëkryerje në vazhdimësi e kishin mundësuar viktimën femër kosovare e mitur në veprën e cekur më lartë .Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale(thikë), pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar .Rasti është duke u hetuar.