Njofton policia

Arrestohen tre persona për vjedhje në Skenderaj

Hetuesit policorë në Skenderaj, kanë arrestuar tre të dyshuar për rastin e veprës penale ‘vjedhje’.

Arrestimi i të dyshuarve K. V. 18 vjeçar, D. Sh. 18 vjeçar dhe E. H. 18, vjeçar është bërë mbi dyshimet e arsyeshme, ku dyshohet se tre të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vjedhjes të raportuar një ditë më parë në Skenderaj, me ç’rast tre të dyshuarit në një vendpunishte private kishin vjedhur një sasi të rrjetave të armaturës.

Siç njofton zyra për informim e Policisë, pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.