Arrestohen tre persona për prostitucion

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Gjilan në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka arrestuar sot tre persona në dyshimin se kanë kryer veprat penale trafikimi me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, si dhe mundësimi ose detyrimi në prostitucion.

Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe viktima e trafikimit femër, e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për procedura të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces.