Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në tri raste të ndryshme për armëmbajtje pa leje.

Në rastin e parë, një person është arrestuar në Shtime, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe një sëpatë, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Ndërsa në rastin e dytë, në Kaçanik, policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi i është gjetur një pushkë automatike, një pistoletë dhe 58 copë fishekë. Edhe të dyshuarit tjetër i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Fshati Monopolc, Shtime 14.11.2018- 01:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe një sëpatë. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Fshati Kovaqec, Kaçanik 14.11.2018-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pistoletë dhe 58 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fshati Kovaqec, Kaçanik 14.11.2018-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK’së.