Vushtrri

Arrestohen tre persona në Vushtrri për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në Vushtrri për vrasje në tentativë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë( shufër metalike).

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën në Vushtrri, e mandej për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, Prishtinë.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një mjeti i fortë i përdorur në rast (shufër metalike).

Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve, dhe me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë”.