Arrestohen tre persona në Prishtinë për mashtrim me viza

Policia e Kosovës në Prishtinë pas një pune të shkëlqyer hetimore, dhe veprimeve taktike të avancuara operative, të hënën kanë arrestuar tre persona:

N.Lepaja, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;

K.Lepaja, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;

V.Behrami, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në bazë të hetimeve të para të dyshuarit e arrestuar kanë mashtruar tetë qytetarë, se do të ua rregullojnë vizat e punës për në vende e Bashkimit Evropian.

Të njëjtit i kanë denoncuar të dyshuarit në stacionet e Policisë në Prishtinë.

Vlera e dëmit që kanë shkaktuar të dyshuarit janë mijëra euro njofton Policia e Kosovës.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku hetuesit po bëjnë hetimet e nevojshme, para se ta dërgojnë rastin në Gjykatë.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që janë mashtruar, t’i denoncojnë veprimet e tilla në stacionin më të afërt policor.