Arrestohen tre persona në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, dyshohen për prostitucion

Dje, rreth orës 11:00, në Prishtinë janë arrestuar dy  persona në Prishtinë, tek rruga “Lidhja e Lezhës” dhe një tjetër në Fushë Kosovë tek rruga “Shefki Kuleta”.

Të arrestuari janë dy meshkuj kosovar dhe një femër, shtetase e Shqipërisë nën dyshimin për mundësim apo detyrim prostitucioni.

Të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.