Policia ka arrestuar tre person në Pejë, pasi dyshohet se iu është gjetur mish i dyshimtë për konsum.

Siç njofton Policia e Kosovës, Inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që tek të njëjtit është gjetur mishi i dyshimtë për konsum. Inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.