Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se po përgatisnin grabitje të armatosur

Policia në Pejë, të premten ka pranuar informata se disa persona janë duke u përgatitur për të kryer grabitje të armatosur në Pejë.

Siç njofton Policia, hetuesit kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dje.

Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Personat e dyshuar të arrestuar janë marrë në pyetje, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.