Arrestohen tre marokienë dhe një kosovar: Dyshohen për disa raste të vjedhjeve

Hetuesit policor të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, (me rroba civile) po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

Dy nga këto operacione të realizuara nga hetuesit policor të stacionit qendra, janë finalizuar sot ku janë arrestuar 4 persona.

Personi i parë i arrestuar:

-H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

dyshohet të jetë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën “Ali Kelmendi” dhe “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Ndërsa tre personat e tjerë:

-A.Ch mashkull, 22 vjeç

-A .W mashkull, 27 vjeç

– Ch .M mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj ( marokien) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.