Arrestohen Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi

Kadri Rexhepi, dhe Rrahim Hashimi personazhet që dëgjohet në videon e publikuara në media duke folur rreth aferës së fajdeve, sot ka përfunduar në pranga të policisë.

Policia e Kosova ka konfirmuar se dy personat janë arrastuar pak minuta më parë.

“Mund te konfirmojme se sot ne oret e mbremjes Policia e Kosoves ka arrestuar dy persona lidhur me rastin e mehershem te fajdeve. Te gjitha veprimet e metutjeshme do te ndermerren ne konsultim dhe koordinim me organet e drejëtsisë”.

Në lidhje me aferën e fajdeve policia po kërkon edhe të dyshuar të tjerë dhe varësisht prej hetimeve pritet të ketë ende të arrestuar.

Në aferën e fajdeve përmendet edhe emri i kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, porse ky i fundit ka mohuar që njeh të dyshuarit që përmendin emrin e tij teksa marrin para nga biznesmeni Faton Dalladaku.

Veseli u ka kërkuar organeve të hetuesisë që të merren intensivisht me zbardhjen sa më parë të këtij rasti, siç e quan Veseli të montuar dhe falsifikuar.