Arrestohen plaçkitësit e pompës në Drenas

Njësitet policore të Drenasit në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar dy persona të dyshuar përfshirje në një grabitjes armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit.

Me këtë viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Personat e arrestuar e të dyshimtë janë:

o A. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit janë bërë bastisje në dy lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar :
 një pushkë e gjatë automatike ,
 një revole ,
 një çantë, disa rroba , (kapuç , doreza etj. ) gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.