Arrestohen pesë persona dhe sekuestron mbi 10 kilogramë marihuna

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar dhe konfiskon mbi dhjetë kilogramë substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë.

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skenderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10. 835 kilogramë.

Të arrestuarit nga policia janë: A.L. i lindur më 1956, K.L. i lindur më 1993, G.J. i lindur më 1986, E.L. i vitit 1995 si dhe E.M. i lindur më 1984.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.