Arrestohen për prostitucion një grua dhe një burrë nga Gjakova

Policia në Gjakovë ka arrestuar një grua dhe një burrë, që dyshohen për marrje me prostitucion

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 10 mars të këtij viti, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar të martën e 31 gushtit.

“Mundësim ose detyrim në prostitucion-Gjakovë, 10.03.2021- 15:00. Me 31.08.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.