Pejë

Arrestohen nënë e bijë në Pejë, rrahën babain dhe vëllain

Janë arrestuar nënë e bijë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:20, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Janë arrestuar nënë e bijë, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

VIDEO BONUS: Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të përkthehet në ngadalësim të procesit të integrimit