Janë arrestuar dy persona në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që iu është gjetur drogë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në pikëkalimin kufitar në Vërmicë për veprën penale “blere, shpërndarje, transportim i paautorizuar i substancave narkotike”.

Sipas njoftimit, tek të dy të dyshuarit gjatë kontrollit në automjetin me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar një qese e zezë me dy pako  të dyshuara me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 1.700 kg  dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike të  llojit marihuanë me peshë 1.17 gramë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje