Lajmi i fundit

Arrestohen mërgimtarët që u përleshën me Policinë në Merdarë, dy policë marrin lëndime

Disa persona janë konfrontuar sot me pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin.

Si pasojë e përleshjes janë lënduar dy policë, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Tre persona janë ndaluar në këtë rast.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor.

Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.

LEXO EDHE:

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses