Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitet policore në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës kanë hasur 10 persona të dyshuar, meshkuj-kosovar, në një shtëpi të pabanuar, të cilët kanë qenë duke luajtur lojëra të paligjshme të fatit.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, teksa pas konsultimit me prokurorin e shtetit është marrë vendim që katër nga të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, kurse gjashtë të dyshuarit e tjerë, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se rasti është ende duke u hetuar.







