Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, për shkak se janë përleshur mes vete. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se pas intervisimit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë / 23.11.2023 – 02:55. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se ishin përleshur ndërmjet vete, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.