Arrestohen edhe 2 persona lidhur me rastin “ KARAÇEVA” për “kontrabandë me mallra”

Në   vazhdën  e  veprimeve  operative  të  grupit  hetimor  në  lidhje  me rastin  e  njohur  si  ,,KARAÇEVA’’ hetuesit   policor të  Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës sot më 23.09.2020,  kanë  arrestuar dy persona të  dyshuar të cilët në  ditën e realizimit të  operacionit policor nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre .

Të   dyshuarit janë arrestuar në dyshimet se; në vazhdimësi gjatë  periudhës  kohore  2019-2020 janë marr  me  veprën penale “kontrabandimin   i  mallrave” nga  territori  i  Republikës së Serbisë  në  territorin e  Republikës së  Kosovës,  ku  për  pasojë i  kanë shkaktuar  dëme  të mëdha  buxhetit  të  shtetit.

Pas  intervistimit,  ndaj  të  dyshuarve  prokurori  kompetent  ka  shqiptuar  masën e  ndalimit  prej  48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.