Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, dy të mitur, një shqiptar dhe një egjiptian, kishin kryer vjedhje të rëndë në një lokal në Gjakovë.

Sipas njoftimit të policisë, të miturit janë arrestuar një javë më vonë, pra më 29 dhjetor, pasi që dyshohet se të njëjtit kishin vjedhur 600 euro dhe një Ipad, nga kioska e viktimës, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.